Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Pse duhet tė hamė bukė edhe kur mbajmė dietė?

Shpesh herė anashkalojmė bukėn, sidomos kur mbajmė dietė, mirėpo nė kampanjėn e re tė bukės, ‘The Slice of Life’, njė program i lansuar nga Federata e Bukėpjekėsve, promovon bukėn dhe pėrfitimet qė ajo sjell nė shėndetin tonė. Andaj shtrohet pyetja, pse duhet tė hamė bukė?

13 Maj 2013 - 08:38

Ekspertja e ushqimit, Amanda Ursell ka thënë:”Ndonëse buka përmban shumë lëndë ushqyese, gjëja e parë që njerëzit anashkalojnë kur duan të mbajnë dietë është pikërisht buka.

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se buka shton karbohidratet në trupin tonë, në fakt buka po ashtu siguron proteina së bashku me disa minerale të shëndetshme, duke përfshirë kalciumin dhe hekurin, duke mos përmendur një varg vitaminash”. Pra siç e shini, ka shumë arsye pse duhet të hani bukë kur mbani dietë”.

Amanda ka shtuar se miti që karbohidratet dhe buka të shëndoshin nuk qëndron, pasi viteve të fundit është parë se niveli i konsumit të bukës ka rënë, ndërsa statistikat e obezitetit janë rritur dukshëm.

“Si eksperte e ushqimit, është e mrekullueshme të shohësh kampanjën e re të Federatës së Bukëpjekësve të cilët kanë lansuar këtë iniciativë të re për të zhdukur këto mite ndaj bukës dhe për të rritur vetëdijen për përfitimet që kemi nga buka”, ka theksuar Amanda.

Sipas saj është shumë e rëndësishme që buka të konsumohet pasi ka shumë lëndë ushqyese. Buka e zezë është më shumë e preferueshme për humbjen e peshës, sepse tretët më lehtë sesa buka e bardhë, e cila ka karbohidrate më komplekse.(Prishtina.com)

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!