Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Infeksionet e fytit, kurimi dhe masat parandaluese

Dhimbja e fytit ėshtė shenja mė e shpeshtė e infeksionit qė mund tė godasė njė nga zonat e fytit: nga bajamet tek faringu. Pėrgjegjės janė nė pėrgjithėsi viruset dhe bakteret, por ndonjėherė dhimbja e fytit mund tė jetė njė reagim ndaj irrituesve si pluhuri, tymi, smogu (ajri i ndotur) dhe ajri shumė i thatė.

16 Shkurt 2013 - 11:15

 

Infeksionet e fytit, të tilla si bajamet/ tonsilitis, janë të rralla tek fëmijët nën një vjeç. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët që sapo kanë filluar shkollën dhe që ekspozohen në një shkallë më të madhe ndaj baktereve.

Si dallohet

Mjafton të hapësh gojën e fëmijës dhe dallohet një fyt i skuqur, me bajamet që mund të jenë skuqur gjithashtu. Nxirrini gjuhën jashtë dhe bëjeni të thotë: “Aaaaaa”, për të parë. Fëmija ka dhimbje kur gëlltitet, mund të thotë se e ka fytin e tharë, mund të ketë temperaturë, kollë, ulje zëri.

Si të ndërhyjmë

Nëse është një dhimbje e zakonshme fyti që nuk shkakton gjendje të keqe fizike të përgjithshme, është e mjaftueshme t’i jepen pije të freskëta dhe në përgjithësi ushqim të lëngët. Në të kundërt, po pati temperaturë, dhimbje të theksuar dhe vështirësi në frymëmarrje, është e nevojshme të thirret pediatri, që do të japë kurën më të përshtatshme.

Bajamet

Këto organe të vogla në formë bajamesh që gjenden në fund të fytit, formojnë një unazë të vërtetë mbrojtëse. Detyra e tyre është të pengojnë bakteret dhe viruset. Pra, nuk është për t’u habitur që skuqen dhe kjo ndodh shpesh tek fëmijët mbi dy vjeç. Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillohen në vitet e para të jetës për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. është normale pra, që një fëmijë në moshë parashkollore mund të ketë gjatë dimrit 4-5 episode të mprehta të bajameve.(Republika)

Komentet

eda ledia

03 Prill 2014 - 10:26

prsh...kam problem me fytin,me bllokohet me kelbaze,me mban goja ere te keqe...me shqeteson shume ky problem,ju lutem me ndihmoni me ndonje kure ne kushte shtepie...ose me rekomandoni ndonje ilac ne farmaci.ju lutem me ndihmoni se nuk po duroj dot.pres pergjidjen tuaj...ju flm

agim beqa

06 Janar 2014 - 19:43

Kam djegje te leht ne bojamin e djatht por shqetse zakonish dimer ver qe 5 vite ndoniher manifestohet dhe ne vesh te djatht kur ve kapel ne kok veshi nuk djeg e krajniku djathet rri i ndezur jo qet si ne zjar.ju lus te me ndimoni qka mund te perdor.

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!