Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

AAK: Edhe sivjet testi i maturės me probleme

Kryesuesi i departamentit tė arsimit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Jonuz Salihaj, tha se testi i Maturės edhe kėtė vit ėshtė pėrcjellė me probleme tė vjetra.Nė njė konferencė pėr media ai tha se kanė pritur qė MASHT-i tė reflektojė nė kėtė vit, sadopak, nė pėrmirėsimin e procesit, por kjo nuk ndodhi.

03 Qershor 2013 - 13:51

“Kemi pritur që MASHT-i të reflektojë në këtë vit, sadopak, në përmirësimin e procesit, por kjo nuk ndodhi, sepse kemi të bëjmë me te njëjtin ekip menaxhues dhe të njëjtin mentalitet qeverisës, me të cilin po bashkëjetojmë që nga viti 2008. Edhe ky vit është shoqëruar me të njëjtat lëshime si viteve të kaluara, bile degradimi në disa segmente është thelluar edhe më shumë.

Është e papranueshme që maturantët të presin me orë të tëra që t’i kenë testet në sallat e testimit, siç ndodhi të shtunën me 1 qershor”, tha ai, transmeton koha.

Sipas tij, kur kësaj i shtohet edhe momenti i organizimit të këtij testimi, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, shqetësimi bëhet edhe më i madh, sepse shkalla e shkeljes së këtyre të drejtave, në vend që bile në këtë ditë të eliminohej, përkundrazi u shoqërua me përshkallëzim evident.

“Përveç vonesave evidente kanë mbetur edhe problemet e shënuara vite me radhë, problemet me hapësira, salla të mbipopulluara, të cilat krijojnë kushte të favorshme për përdorimin e mjeteve të ndaluara për kopjim, e mos të pyesim për bashkëpunimin në mes të nxënësve, që asnjëherë nuk është penguar. Administrimi i procesit të testimit vazhdon të mbetet sfidë serioze”, u shpreh Jonuzaj.

Sipas Jonuzajt, po t’i hidhet një sy listës së administratoreve, në të do të gjinden individë të cilët kanë telashe serioze të administrojnë orët e veta mësimore, e lëre më të administrojnë pa gabime ketë proces.

Ai tha se kanë mbetur të pakorrigjuara problemet substanciale, si: përdorimi i telefonave celularë dhe mjeteve të tjera të sofistikuara; numri i lëndëve në shkollat e përgjithshme dhe profesionale ende nuk është standardizuar, për çdo vjet kemi ndryshim të numrit të lëndëve gjatë testimit, edhe pse shkollat punojnë me të njëjtin program shkollor, gjë që nuk është e lejueshme të ndodhë në një proces të vlerësimit të jashtëm.

Sipas tij, përvoja e vitit të kaluar tregon se nuk janë respektuar tipet e gjimnazit gjatë përpilimit të testeve, p.sh. të njëjtat pyetje në lëndën e Matematikës janë paraqitur për drejtimin e shkencave të natyrës dhe drejtimin e gjimnazit të gjuhëve. Dallimet programore janë shumë të mëdha.

“Varianti A dhe B i testeve ka qenë krejtësisht i njëjtë, vetëm renditja e pyetjeve ka ndryshuar që dëshmon shkallë të ultë të profesionalizmit në përpilimin e testeve; numri i testeve vazhdon të mbetet i vogël, sidomos për shkollat profesionale, gjithsej 5 teste për 13 lëmenj të punës, që paraqet diskriminim sidomos për nxënësit e shkollave teknike; cilësia e testeve është larg standardeve të një vlerësimi objektiv dhe ky problem nuk mund të eliminohet pa formimin e Qendrës Nacionale për Vlerësim të Jashtëm, e cila do të krijonte mekanizma të qëndrueshëm të cilësisë”, tha Jonuzaj.

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!